TIRANE– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Ben Blushit mbi marrëveshjen Rama-Basha. Gjatë fjalës në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të kalojë ligji i vettingut, Rama tha se ministrat dhe drejtorët e rinj nuk mund të zëvendësojnë ata të mëparshmit, pasi nuk kanë fuqi të përfitojnë tendera apo të bëjnë emërime.

“Faktikisht edhe pa PD në zgjedhje qeveria deri në 25 qershor do ishte thjesht një administratore e të përditshmes, ose rutina e mekanizimit shtetëror. Blush drejtoret e rinj nuk do zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm as për emërime, as për tendera dhe as për të prekur asnjë petë të byrekut që ti e sheh nga larg. Kjo do të thotë se është kurajo shumë e madhe të thyesh inteligjencën tënde dhe atyre që pretendon të përfaqësosh. Pra nuk mund ta mbyllësh konkluzionin tënd se këtu është bërë një bashkim. Nuk ka asnjë shans që t’i hapim rrugë asnjë forme presioni që pengon reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi fillon të zbatohet sot me zhbllokimin e vettingut”- tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri iu drejtua kreut të LIBRA-s me fjalët dembel dhe i paditur.

“Blush je i paditur për gjerat që flet në ketë foltore dhe je dembel që nuk ke vullnet të mësosh. Je hipokrit. Do na votojnë më shumë se në vitin 2013 Blush, por nuk e di nëse ti do jesh. Përgatitu se këtu më ke mua me këtë pozicion. Përgatitu mos zhgënjehesh edhe me keq se marrëveshja”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb