Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama i shkon në shtëpi Sadri Gjokës, por jo duarbosh. Ja çfarë i këshillon kuksianit

rama kukes leja

KUKES– Është bërë thuaje e zakontë tashmë që kryeministri Edi Rama, pas takimeve që organizon në qytete të ndryshme të vendit, të vizitojë shtëpinë e një banori. Kësaj here, kreu i Qeverisë ka zgjedhur banesën e Sadri Gjokës në Kukës, por vizitën nuk e ka bërë duarbosh.

Rama i ka dhënë Sadriut lejen e legalizimit, duke e këshilluar edhe se si ta përdorë sa më mirë këtë kapital

“Nuk është leje që shtëpia bëhet përfundimisht e familjes përkatëse, edhe nuk e prish njeri, por në momentin kur shtëpia futet në regjistrin e pronës dhe bëhet pasuri e paluajtshme, atëherë gjithë ky kapital bëhet i gjallë, sepse me këtë titull pronësie shkon në bankë, merr një kredi, bën një investim për një fermë të vogël, etj;”, tha kryeministri Rama.

Sakaq, kreu i Qeverisë nuk ka ngurruar të shkëmbejë batuta me familjarët e tjerë të të zotit të shtëpisë.

“Ndaj nuk erdha në shtëpinë tënde”, i thotë njërit prej të pranishmëve, “se ti më kë dërguar mesazhe, Sadriu nuk ka shqetësuar”.

Në këtë vizitë, kreu i Qeverisë shoqërohet nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili tashmë drejton fushatën e PS për qarkun e Kukësit.

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 12 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.