TIRANE- Duke folur për marrëveshjen me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet në qeveri janë për 30 ditë, e më pas iu takon qytetarëve ta votojnë sërish PS-në.

Në këtë pikë ai nuk e kurseu ironinë me LSI-në dhe PD-në që duan të dalin forca të para në zgjedhje, kryeministri bëri një parashikim dhe tha se PS-ja do fitojë 71 mandate.

“Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: