TURQI- Kryeministri Edi Rama deklaron se ndërtimi i linjës ajrore shqiptare është duke u konkretizuar.

Gjatë vizitës së tij në Stamboll, Rama ka vizituar selinë qendrore të Turkish Airlines ku siç thotë ai u diskutuar për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të linjës ajrore shqiptare. Nisur nga deklaratat e kryeministrit, Turqia do të jetë investitorja kryesore e këtij projekti.

“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtpërdrejt të Presidentit Erdogan??✌??”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: