TIRANE– Pas shkrimeve në mediat greke se kryeministri Edi Rama po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten e tij, ka reaguar kryeministri.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama shkruan se nuk është me pushime dhe se ato do t’i bëjë vetëm në Shqipëri, madje sipas tij ky do jetë rregull edhe për ministrat që të kalojnë pushimet brenda vendit.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi?1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3. Ky do jetë rregull edhe për ministrat✌️?”- shruan Rama.
Screenshot
Ndërkohë burime për “BalkanWeb” nga kryeministria bëjnë me dije se kryeministri Rama ende nuk i ka filluar pushimet, pasi ai është duke zhvilluar dëgjesa publike, sipas një agjende te mirepercaktuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: