GOLEM– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me sipërmarrës turistikë të zonës së Kavajës. Duke u ndalur tek një nga investimet më të reja në bregdetin e Golemit, Rama tha se qeveria që ai drejton ka ulur në 6% TVSH-në për turizmin.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama kujtoi se operatorët turistikë kërkuan uljen e TVSh-së nga 20 në 10 %, dhe sipas tij u realizua një ulje përtej pritshmërive të tyre, në 6 %.

Kryeministri Rama tha se do të donte që TVSh për turizmin të ulej në 5 %, por duke bërë një batutë tha se kjo nuk u mundësua për shkak se “ministri i Financave në atë kohë Arben Ahmetaj, është nga Gjirokastra”.

“Jemi në rrugë të mbarë në fushën e turizmit. Ulja e TVSH-së në 6 % ka qenë një kërkesë shumë e hershme e sipërmarrësve në turizëm. Ne në fakt e patëm marrë si angazhim, por mundëm ta realizojmë vetëm në periudhën e fundit, pasi atëherë u bë e mundur nga pikëpamja e ndërhyrje financiare. Në fakt unë e doja 5 %, pro ministrin e Financave e kishim nga Gjirokastra, dhe nuk e lëshoi atë gjashtën. Në fakt gjashtë % është niveli më i ulët në rajon. Sipërmarrësve në fushën e turizmit u erdhi si surprizë, se e donin të ulej TVSH e turizmit nga 20 në 10 %. Besoj se 6 % nga ana tjetër, kompenson edhe çmimin e energjisë për operatorët, gjë që ishte një lloj peshe jo e vogël. E bashkuar me taksën 20 % rëndonte ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

Sakaq, kryeministri është shprehur se do të ndiqen politika të mëtejshme që forcojnë rolin e turizmit në rritjen e ekonomisë familjare dhe kombëtare.

“ERTV Live?: Kavajë, me sipërmarrës turistik të zonës në një nga investimet më të reja në bregdetin e Golemit për sa kemi bërë në këtë pjesë të parë dhe sa shumë më shumë mund të bëjmë së bashku për të forcuar më tej rolin e turizmit në rritjen e ekonomisë familjare dhe kombëtare.

Këto 44 muaj e kthyem Turizmin një ndër faktorët kryesore të rritjes ekonomike; Vizitorët u rritën me +45% dhe kapacitetet akomoduese me +44.3% duke bërë të mundur që të ardhurat e këtij sektori në ekonomi të arrijnë rekord historik në 1.5 miliard euro, një rritje me 38% dhe punësimi në sektor shtohet me +31782 të punësuar më shumë se në 2013. Vijuam më tej me uljen e TVSH nga 20% në 6%

Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie”, shkruan kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: