TIRANE- Kur edhe pak minuta na ndajnë nga skadimi i afatit për të dorëzuar listat me emrat e deputetëve në KQZ, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer irontë për PD-në, e cila ka bojkotuar këtë proces.

Ai theksoi se maxhoranca nuk ka ndërmend ta presë më opozitën, por nëse ajo do që të bashkëngjitet këtij procesi, Rama nuk i thotë jo. I palëkundur kreu i qeverisë u shpreh se data e zgjedhjeve nuk negociohet.

“Ne nuk e presim PD dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi, me shpresën se do vij vet, Nëse ajo do kërkojë që të bashkëngjitët këtij proces themelor demokrat, në një kohë të arsyeshme e vendosim afatet fizike të përgatitjes së materialeve zgjedhore. Ne nuk do themi jo. Madje unë jam i përgatitur të them po dhe për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromis nga miqtë e PD (Qesh), duke përjashtuar afatin e zgjedhjeve, pasi nuk ka sens të shtyhet. Të tjerat janë në tavolinë, mirë se të vinë”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb