DIBER– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër, ku në fokus ka qenë shërbimi shëndetësor. Rama tha se Mjekët specialistë që shkojnë të punojnë në spitalet jashtë Tiranës do kenë bonuse, ndërsa me mandatin e ardhshëm mjekëve specialistë që shkojnë në spitalet jashtë Tirane do marrin një pagesë të barabartë me atë që mund të marrin jashtë shtetit.

“Mjekët specialistë që shkojnë të punojnë në spitalet jashtë Tiranës kanë një bonus rreth 1 milion lekë. Por ka një problem se për 4 vite Shqipëria nuk specializoi mjekë. Ne kemi rreth 500 mjekë specializantë që do vihen në shërbim të shëndetësisë. Me mandatin e ardhshëm mjekët specialistë që shkojnë në spitalet e largëta do i vendosim një pagesë të barabartë me atë që mund të marrin jashtë shtetit”- tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama tha se është bërë shumë për shëndetësinë, por kjo nuk mjafton dhe duhet të bëhet ende më shumë.

“Është bërë shumë krahasuar me ku ishim, por nuk mjafton me atë se ky synojmë të shkojmë. Është bërë shumë në çdo aspekt duke nisur nga shërbimi spitalor dhe duke shkuar tek reforma e urgjencës, e cila do sjellë një ndryshim rrënjësor për flotën e ambulancave. Shumë shpejt do rinovohet spitali i Traumës. Por gjithsesi janë ndryshime që nuk mjaftojnë dhe unë jam i bindur se në çdo spital të Shqipërisë të arrijmë një standard shërbimi të kënaqshëm”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: