DIBER– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Dibër. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se partitë e tjera nuk kanë as program, as vizon dhe as lider, madje sipas tij kërkojnë të kthejnë vendin mbrapa. Rama tha se administrata shtetërore duhet t’u kthehet njerëzve.

“Vota vlen dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme, pasi me votën ne vendosim kë do marrim në punë dhe ajo nuk është për tifozllëk dhe për t’u ndarë majtas dhe djathtas. Ne jemi në një fushatë ku të tjerët nuk kanë, as program, as vizon as lider. Ne jemi në një fushatë ku të tjerët kanë vetëm një mundësi, që të na kthejnë mbrapa. Kemi dhënë provën se ne mund të bëjmë shtet dhe së bashku mund të bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për fëmijët tanë. Ne ndërmorëm reforma të vështira që të tjerët nuk guxojnë dhe jo më të ndërmarrin ato. Administrata shtetërore duhet t’u kthehet njerëzve, jo partive”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb