TIRANE- Kryeministri Edi Rama fill pas takimit me zyrtarët e BE në Pallatin e Kongreseve, ka përkujtuar Gjergj Pekmezin në rubrikën “Amarcord”. Teksa ndalet tek figura e këtij patrioti pogradecar, kryeministri Rama shpreh mes reshtash përpjekjet e tij e figurave të tjera si Pekmezi, për të pëcjellë zërin e shqiptarëve edhe në arenën ndërkombëtare.

“AMARCORD
Këtë muaj mbushen plot 145 vjet nga lindja e një patrioti të madh pogradecar dhe mbarëshqiptar, Gjergj Pekmezit. Zhdërvjelltësia në gjuhët e huaja perëndimore e lindore që zotëronte mjaft mirë, ishte një nga pikat e forta që i dha dorë të bëhej një interlokutor i besueshëm i figurave kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare që kishin në dorë fatet e Shqipërisë gjatë procesit të gjatë e rraskapitës të mevetësimit e të bërurit shtet”, shkruan kryeministri Rama.

Por sakaq, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në rrjetin social. Përmes postimeve, disa prej tyre i kërkojnë që të mos japë dorëheqjen, dhe as të pranojë kërkesën për qeveri teknike.

Komentuesi: Mirebrema
Cdo thenie ka kuptim.
Neser nje dite e re ?
Po ket radhe a e kuptuam europen?! Apo ta mbajme cadren sa te mbaroje (plaka ne mal) shiu..?!!!

Komentuesi:Bravo z.Kryeminister. Vazhdo me kete ritem . Voten ta dha populli dhe vec populli ka te drejte ta heq mandatin. Se mos na tradheton se pastaj ta dish qe do te mblidhemi te gjithe ata qe te perkrahin dhe do e bejme kryeministrine si cader. Je shpresa e fundit . Po na tradhetove ta dish qe do te grisim pasaportat e do te largohemi pergjithmone nga Shqiperia.

Komentuesi:Dhe gjithcka,thone edhe Kqz dhe Policine,tani cfare do japesh qeverine ,apo shtyrjen e zgjedhjeve,behu i forte dhe rezisto,mos te ver perpara nje tradhetar,hajdut dhe vrases

Komentuesi:Mos e dhent zoti te japesh dorheqje se na mori lumi me budallenjt e çadres

Komentuesi:Z kryminister po pranove qeveri teknike un per veti nuk votoj me.
Prite Zot rrezikun me i dhan Lulit qeveri teknike.

rama

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: