Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama në Korçë: 25 qershori të na bashkojë si shqiptarë, jo të ndarë si tifozë partish

rama korc

KORCE- Kryeministri Rama vijoi turin elektoral të dielën në mbrëmje në Korçë, me mitingun përmbyllës të fushatës në këtë qytet.

Duke marrë fjalën në takim Rama tha se, sot gjithëkush e sheh ndryshimin që ka përsuar Korça në këto 44 muaj, që është transformuar në rrugën e zhvillimit, ndaj theksoi ai, “të gjithë qytetarët e qarkut Korçë dhe të Pogradecit të shkojnë të votojnë më 25 qershor, si patriotëe, sepse ne do të bëjmë në 4 vitet e ardhme më shumë se çkemi bërë gjatë këtij mandati qeverisës, jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë”.

“25 qershori të na bashkojë si shqiptarë në një komb nën flamurin kuq e zi”, tha shefi i qeverisë.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri shpjegoi se, marrëveshja me Partinë Demokratike na duhej për t’i dhënë një mundësi këtij vendi, ndaj ndasive që e kanë mbajtur peng këtë popull, politikanët e ngjyrave të ndryshme.

“Bashkohuni me ne, tha Rama votoni më 25 qershor Partinë Socialiste për të bashkuar bindjen që ky vend bëhet”.

(BalkanWeb)



Komente ( 7 )

  • Do ta tregoj populli me vote sa vlere ke ti prit dhe pak

  • “Do bejme me shume 4 vitet e ardhshme” thote ky karagjoz. Si mund te besh me shume se ZERO qe bere keto 4 vjet?!

  • MOR Z,RAMA MOR KOKERR LEGENI,,,KY ESHTE OPINIONI QE QARKULLON NE TIRANE PAK PARA VOTIMEVE,,,PSE JE KAQ HIPOKRIT NE LIDHJE ME LSI,,,A ISHE TI QE U FUTE NE QEVERI BASHKE ME LSI…TE FUTI NJERI ME ZOR APO U FUTE ME DESHIRE,DHE KUR ARRITE NE FUND TE MANDATIT DHE PE MBRAPA QE S’KE QULLOSUR GJE TANI NA DEL ME PARRULLEN SE TA KA FAJIN LSI,,,JE TI RAMA BASHKE ME METEN QE KE VJEDHUR PARATE E POPULLIT ME PROJEKTE INEPTE -KORRUPTIVE,,DHE ASPAK LARGPAMESE ,DEMI QE KE KRIJUAR ESHTE I MADH,,BURGU TE PRET,PIS

  • ore alban tirana mos je gje qorr qe nuk shikon ndryshimin nga saliu jot ,qe te ka treguar perralla dhe ky qe po ben vepra ,ore dele rud e sali ndeshkusit po ti duhet ta kesh o xhaxha o baba ose je vet ai qe e urren kaq shum ramen po ik si ste vin turp qe mbron nje njeri qe te thot ne jemi pas gjermanis dhe qe vret 4 vete ne bulevard ca perralle te ka treguar ik o dele parazit .

  • Une jam tifoz i Realit.
    Re uroj fatin e Juves me 25 Qershor.

  • Ore, Ore, edhe populli i Korese se Veriut nuk do ta votonte Edi Ramen, si ka mundesi qe ky popull degjon kete klloun cirrku ? Cudia me e madhe ne bote, c’fare race jemi qe i shkojme mbrapa ketij karagjozi. O. Zot, c’fare i ke bere ketij populli ( ? ) kaq shume e paske mallkuar .

  • 25 qeshori eshte dita e gjykimit

    Nuk ka lidhje as me ndarje ,.as me bashkim

    Cfar mobolle do korresh

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.