MALIQ– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Maliqit, ndërsa në fjalën e tij u shpreh se rruga për të rritur ekonomoninë është përmes të njëjtës mënyrë që ka zgjedhur PS 4 vite më parë kur vendosi sipas tij të bëjë shtet.

“Ka vetëm një mënyrë për të rritur ekonominë, dhe kjo mënyrë është ajo që ne kemi zgjedhur 4 vite më parë për të bërë shtet. Dhe kjo mënyrë është ajo që duhet të vendosim në 25 qershor. A do vazhdojmë të ndërtojmë shtetin apo do mbetemi në duart e atyre që nuk ndërtuan një themel të shtetit shqiptar? Partitë fryhen duke thithur gjakun dhe energjinë pozitive të shqiptarëve”-tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri tha se në 25 qershor duhet t’i jepet fund barbarisë dhe tepsisë së pushtetit. Ai tha se demokratët nuk duhet të votojnë me bindje politike, por për Shqipërinë.

“Ne nuk u themi demokratëve ikni nga PD dhe hajdeni me ne, por ne u themi se mbi bindjet politike është Shqipëria. Në 25 qershor duhet të vendosim se kush është skuadra dhe vizoni që i duhet Shqipërisë dhe që duhet mbështetur. Do i japim fund një barbarie që ka 27 vite që ndajnë shtetin në copa dhe me ato copa ushqejnë parazitët e tyre në kurriz të shqiptarëve. T’i japim fund politikanëve që e kanë mendjen tek tepsia. Ta flakim atë tepsi në llumin e historisë”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb