TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur menjëherë pas miratimit të anëtarëve të komisioneve të vettingut që do të bëjnë skanerin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ai tha se të gjitha pengesat u kapërcyen dhe se na sot nis zbatimi i reformës në drejtësi duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar se i kanë orët e numëruara.

“Jam shumë i lehtësuar sot sepse të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen. U provua se diçka që i vjen koha nuk ka forcë e ndal. Nga sot fillon zbatimi i reformës. Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Ajo që është e rëndësishme nga ky proces është se gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga filtri i vettingut nuk do t’ia kenë për nder siç ia kanë pasur dhe jam i bindur se sot është çelur falë këtij procesi porta e drejtësisë së re. Sigurisht do kërkojë kohën e vet, vullnet të madh dhe një garant që është PS-ja”, deklaroi kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: