BERAT– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme në bashkëbisedim me qytetarët e Beratit, por pasi ka dëgjuar shqetësimet e tyre, nuk ka ngurruar të thumbojë LSI.

Rama tha se LSI duhet të bëjë opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, duke e pasuar me një batutë: “qoftë me të shara, apo me mallkime, si të duan ata le ta bëjnë opozitën”.

“LSI le ta bëjë punë siç e do vetë, me të shara, me mallkime, si të duan ata le ta bëjnë opozitën. ata kanë marrë një detyrë, ne një detyrë tjetër. Nuk kemi pse ta bëjmë me ulërimë. Nuk mund të themi mos t’i bërtasin shoferit. Ne do të bëjmë punën, kemi marrë timonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se të gjithë punonjësit e administratës duhet të bëjnë punën e tyre.

“Armiqtë tanë janë parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit, ata janë armiqtë e popullit shqiptar dhe ne do i trajtojmë si armiq, armiq në kuptimin e plotë të fjalës, tani do dalin do thonë ja si Enver Hoxha, po po ata janë armiqtë tanë, në zyrë, po morën përsipër të rrinë në zyrë do i shërbejnë njerëzve. S’mund të turpërohemi për 50 drejtorë që janë në çdo qark”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: