TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikën e tij në Facebook “Amarcord” skautistët e rinj shqiptarë të krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert.

“Kjo foto e qershorit 1923 shkrepur në konviktin Malet Tona në Shkodër, dëshmon se një vit pasi ishin krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert, prej familjes së Lordeve Carnarvon, boys scout, skautistët e rinj shqiptarë ishin në lulëzim të plotë.

“Semper parati” – “Gjithmonë të përgatitur” ka qënë kahera moto e skautizmit në mbarë botën, si një etapë iniciatike dhe salduese në solidaritet e të rinjve që herët a vonë do të përballen në jetë me vështirësitë fizike dhe shpirtërore të kohës në të cilën jetojnë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: