TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qytetarët me një foto nga qyteti i Lezhës, që drejtohet nga PD-ja në dy kohë të ndryshme: 4 vite më parë dhe sot.

Rama thotë se mbetet ende për të bërë ndërsa tregon se nesër do të jetë në Lezhë, ku me sa duket do të organizohet një aktivitet masiv nga PS-ka.

“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot?

Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh #PërLezhënQëDuam?#PërShqipërinëQëDuam???? me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie? me #PartinëSocialiste?”, shkruan Rama.

Lezha dje e sot

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: