Kryeministri Edi Rama i ka përshëndetur shqiptarët mëngjesin e sotëm me një video-reportazh për turizmin e Shqipërisë, i cili është transmetuar në kanalin francez TVFrance2.

“MIRËMËNGJES  dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë reportazh të bukur për turizmin e Shqipërisë, transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2 duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë”- shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Megjithatë nuk munguan as komentet kundër kryeministrit Rama. Një prej komentuesve shkruan se “Shqipëria është e bukur por politikanët janë të fëlliqur”, apo një tjetër thotë se “tashmë turizmi është i gjithi privat”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb