Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka prezantuar Pedonalen e Ramzës në qytetin e Shkodrës. Në një seri fotosh të publikuara, Rama shkruan se pedonalja e re është 2500 metra katror, dhe se “hapësira është çliruar nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme”.

“Me Pedonalen e re të shtrirë në 2500 metra katror dhe me rindërtimin e infrastrukturës pas çlirimit nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme, Razma me bukuritë e saj fantastike natyrore është shndërruar në një pikë gravitacionale e turizmit malor në Shkodër.

Rilindja Urbane në këtë qendër turistike të Alpeve Shqiptare ka krijuar një potencial të ri edhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve private,” shkruan Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb