TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut përjetimet e një çifti turistësh anglezë mbi përshkrimet për Shqipërinë.

Në videon e publikuar nga Rama shihet se si turistët tregojnë impresionet e tyre për bukuritë e bregdetit shqiptar.

Mes të tjerash turistët shprehen të kënaqur lidhur me bukuritë, por edhe shërbimin e çmimet që ofron bregdeti shqiptar.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë përshkrim të bukur të Shqipërisë, sjellë drejtpërdrejt e me thjeshtësi nga përjetimi i këtij çifti anglez turistësh ?”, citohet në mesazhin e Ramës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: