TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një raport për Kukësin. Këtë herë raporti nuk ka emra por problematika.

Ky raport përmbledh shqetësimet kryesore të banorëve dhe kërkesat e tyre për investime në qarkun e Kukësit. Të gjitha këto çështje kanë ardhur pas dëgjesave të shumta publike.

“Është e rëndësishme të cilësohet që të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët janë regjistruar dhe përpunuar nga ekipi i drejtuesit politik të qarkut, për t’u integruar në axhendën e politikave publike të qeverisë për ndërtimin e ‘Kukësit që duam'”, shkruan kryeministri Edi Rama.

STATUSI I KRYEMINISTRIT RAMA
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Kukës.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku Kukës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌??
Faleminderit
* * *
1. Të dhënat për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Qarkun Kukës
Diferenca e shprehur në votë e të dhënave të zgjedhjeve 2017 krahasuar me 2013 , për tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqitet si më poshtë:

Qarku Kukës
Partia Socialiste: 18,387 vota (+7,002 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)
Partia Demokratike: 22,426 vota(-2,491 vota më pak se në zgjedhjet 2013)
LSI: 5,650 vota (-2,712 vota më pak se në 2013)

Bashkia Kukës
Partia Socialiste: 11,630 vota (+4,931 vota më shumë se në zgjedhjet 2013)
Partia Demokratike: 9,619 vota (-1,633 vota më pak se 2013)
LSI: 3,890 vota (-2,134 vota më pak se në 2013)

Bashkia Tropojë
Partia Socialiste: 3,363 vota (+1,248 vota më shumë se në 2013)
Partia Demokratike: 6,244 vota (-463 vota më pak se në 2013)
LSI: 729 vota (106 vota më pak se 2013)

Bashkia Has
Partia Socialiste: 3,394 vota (+823 vota më shumë se në vitin 2013)
Partia Demokratike: 4,072 vota (-395 vota më pak se në 2013)
LSI: 453vota (-472 vota më pak se në 2013)

2. Raport mbi Dëgjesat Publike në Qarkun Kukës
Raporti i të dhënave mbi dëgjesat publike në qarkun Kukës në kuadër të “Bashkëqeverisjes me njerëzit për Shqipërinë që duam”, i zhvilluar në 3 bashkitë e këtij qarku dhe njësitë administrative nën juridiksionin e tyre.
Në total gjatë muajit korrik janë zhvilluar 25 dëgjesa, përfshirë takimin me të rinjtë në Kampin e Kampionëve organizuar nga FRESSH në Jalë.

Sa i takon metodologjisë së takimeve, duhet theksuar që të gjitha organizimet kanë qenë takime të hapura, publike dhe të njoftuara paraprakisht si në kanalet e medias sociale ashtu dhe në organet e medias konvencionale, për të mundësuar afrimin e një numri të madh qytetarësh të interesuar për të shprehur shqetësimet, nevojat dhe problemet e komuniteteve respektive. Të gjitha takimet janë realizuar në prani të drejtuesit politik të qarkut dhe kandidatëve, të cilët në shumicën e rasteve janë shoqëruar nga kryetari i partisë dhe titullari i njësisë vendore.
Gjithashtu, takimet janë regjistruar dhe publikuar në median sociale, median kombëtare dhe lokale, për të garantuar transparencë publike dhe mundësuar llogaridhënien politike e publike në një moment të dytë.

Së fundi është e rëndësishme të cilësohet që të gjitha shqetësimet e ngritura nga qytetarët janë regjistruar dhe përpunuar nga ekipi i drejtuesit politik të qarkut, për t’u integruar në axhendën e politikave publike të qeverisë për ndërtimin e “Kukësit që duam”.

Në përfundim të këtij procesi mund të themi pa mëdyshje se praktika e “dëgjesave publike” është pritur jashtëzakonisht mirë dhe vlerësuar maksimalisht nga qytetarët. Ky proces është perceptuar tek zgjedhësit si vëmendje dhe angazhim serioz i qeverisë për problematikat dhe shqetësimet e banorëve.

Vlen të theksohet pjesëmarrja masive e banorëve jo vetëm në njësitë administrative, apo qytete, por dhe në zonat e thella malore. Mbi të gjitha theksojmë pjesëmarrjen e konsiderueshme të elektoratit të djathtë, sidomos në bashkinë e Tropojës.

Çdo takim regjistron një numër mesatar pjesëmarrësish nga 40-60 personash në çdo takim, duke mundësuar bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë me rreth 1500 qytetarë në rang qarku.

Rama fb okok

Problematikat e ngritura në dëgjesat publike janë të shumta, megjithatë, nisur nga shpeshtësia e ngritjes së shqetësimeve veçojmë si më poshtë:
– Mungesën e ujit të pijshëm;
– Nevojën për investime në kanalet e ujërave të zeza në qendërat e Nj. Admin. si dhe të kanaleve të vaditjes thuajse në të gjithë qarkun;
– Shpërdorimi i fondeve për projektet e sistemit të ujit të pijshëm dhe atij vaditës kryesisht nga bashkia Kukës;
– Përmirësimin e infrastrukturës spitalore sidomos të spitalit rajonal të Kuksit (Spitali Infektiv në Kukës në gjendje të mjerueshme) dhe qendrave shëndetësore thuajse në të gjithë qarkun;
– Ndërtimin e mbi/nënkalimeve përgjatë rrugës së Kombit;
– Ndërtimin e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me qytetin
– Ndërtimin e rrugës Qafë Prush – Nj. Adm. Zogaj, Tropojë (rruga ndërtuar nga italianët në v. 1939)
– Përmirësimin e infrastrukturës së shkollave, çerdheve;
– Korrupsionin dhe nepotizmin në administratën shtetërore;
– Dëmshpërblimin i banorëve të përmbytur nga liqeni i Fierzës;
– Krijimin e një laboratori bujqësor (i mbyllur 3 vite më parë) si në Kukës dhe ne Tropojë.
Lista e çështjeve të ngritura, shpeshtësia e tyre dhe Njësia Administrative (NJA) ku është ngritur:
1. Mungesa e ujit të pijshëm (shpeshtësia 23), ngritur në NJA Bicaj (3); Topojan (5); Shtiqën; Tërthorë (3); Mamëz; Lagjia Gostil; Borje; Ujmisht; Malzi; Kolsh; Zapod (3); Shishtavec (2);
2. Trajtimi i ujërave të zeza (shpeshtësia 27) ngritur në dëgjesat në NJA Shtiqën (3); Morin (4); Kodër Lumë (2); Bushat (2); Nangë (3); Orshekë dhe Cernalevë (2); Topojan (4); Turaj; Borje; Lagjia e Re Kukës (2); Tërthorë; Zapod (2)
3. Infrastruktura spitalore dhe qendra shëndetësore (shpeshtësia 35), ngritur çështje në NJA: 4 Mhole; 2 Kodër Lumë; 4 Orshekë dhe Cernavelë; 2 Kalis; 4 Grykë Çajë; 2 Fshat; 5 Topojan; 5 Bushtricë; 3 Ujmisht; 2 Zapod; 1 Tërthorë; 1 Kolsh
4. Investim në sistemin e vaditjes në bujqësi (shpeshtësia 25), ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 3 Bicaj; 5 Shtiqën; 1 Osmanaj; 2 Nangë; 1 Malzi; 1 Kolsh; 1 Orshekë e Cernalevë; 1 Kalis; 1 Fshat; 1 Topojan; 1 Resk; 1 Fushë Mollë; 1 Çajës; 1 Lagjia Gostil; 1 Golaj
5. Ndërtimi i shkollave dhe rikonstruksioni (shpeshtësia 40), ngritur çështje në NJA: 5 Bicaj; 2 Lagjia Gostil; 2 Fshat; 3 Shtiqën; 3 Bushtricë; 4 Tërthorë; 4 Peraj; 5 Has; 3 Shishtavec; 3 Zapod; 1 Kolesian; 1 Kolsh; 1 Vlaha; 1 Topojan; 2 Ujmisht; Tropojë të vjetër
6. Niveli i ulët i ndihmës ekonomike (shpeshtësia 7), ngritur çështje në NJA: 2 Tropoje e vjetër; 2 Zapod; 3 Bilaj
7. Dëmshpërblimi i banorëve të përmbytur nga liqeni i Fierzës
8. Administrata e politizuar dhe e paaftë / keqadministrim i pronës publike (shpeshtësia 29), ngritur çështje në NJA: 1 Surroj; 5 Bajram Curr; 3 Tropojë e vjetër; 8 Kukës; 3 Has; 2 Shtiqën; 2 Topojan; 2 Zapod; 1 Bilaj; 1 Kosharicë; 1 Lomje
9. Papunësia (shpeshtësia 21), ngritur çështje në NJA: 2 Surroj; 3 Bajram Curr; 1 Bicaj; 1 Tropojë e vjetër; 2 Zapod; 2 Bilaj; 1 Kosharicë; 4 Shishtavec; 2 Tërthorë; 3 Novoselë
10. Kërkesë për ndërtim urash (shpeshtësia 6), ngritur çështje në NJA: 2 Tropjë e vjetër; 1 Orshekë e Cernalevë; 2 Grykë Çajë; 1 Bushtricë;
11. Vënia në punë e aeroportit të Kukësit (shpeshtësia 5) ngritur çështje në NJA: 5 Shtiqën
12. Rritje e buxhetit për arsimin (shpeshtësia 2), ngritur çështje në NJA: 2 Bicaj
13. Ndihmë për ribërjen e shtëpisë (shpeshtësia 3), ngritur çështje në NJA: 1 Bajram Curr; 1 Bicaj; 1 Tropojë e vjetër
14. Mirë- administrimi i fondeve, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;
15. Tarifa e energjisë elektrike, ngritur çështje në NJA: 3 Tropojë e vjetër; 3 Shishtavec; 2 Zapod;
16. Mungesa e tregjeve dhe pikave të grumbullimit për bimët medicinale, ngritur çështje në NJA: 4 Bicaj; 2 Topojan;
17. Infrastruktura rrugore (mirëmbajtje dhe investim) ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 2 Bicaj; 2 Zapod; 2 Topojan; 5 Qafë Prush – Zogaj;
18. Sistemi gjyqësor i korruptuar, ngritur çështje në NJA: 3 Bajram Curr; 3 Fierz;
19. Mungesa e investimeve në turizmin local, ngritur çështje në NJA: 4 Bicaj;
20. Legalizim
21. Dëmshpërblim i tokave të përmbytura, ngritur çështje në NJA: 4 Morinë
22. Investim në rrugët rurale/dytësore, ngritur çështje në NJA: 5 Surroj; 1 Bajram Curr; 7 Topojan; 5 Tropojë e vjetër; 1 Shtiqën; 3 Tërthotë; 4 Bicaj; 4 Novoselë; 5 Zapod; 2 Shishtavec; 2 Borje; 2 Orgost; 2 Golaj; 2 Malzi
23. Investim në mbrojtjen e mjedisit, lumenjtë, pyjet etj, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;
24. Rritja e pensioneve të fshatit, ngritur çështje në NJA: 1 Has; 1 Krumë
25. Amortizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, ngritur çështje në NJA: 1 Surroj; 1 Bushat; 1 Malzi; 1 Kolsh; 3 Lagjia e Re Kukës; 2 Bushtricë; 2 Zapod; 2 Tërthorë;
26. Rritja e subvencionimeve në bujqësi (nafta, farat, pesticidet), ngritur çështje në NJA: 2 Surroj; 2 Bicaj; 1 Topjan; 1 Fshat; 2 Bajram Curr; 2 Tropojë e vjetër; 3 Kukës
27. Mungesa e infrastrukturës për tregtimin e gjësë së gjallë/produkteve blegtorale, ngritur çështje në NJA: 2 Bajram Curr; 1 Topojan
28. Zgjedhja e kryetarëve të fshatrave dhe propozimi i anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ngritur çështje në NJA: 3 Shtiqën
29. Mungesa e mësimdhënies, ngritur çështje në NJA: 3 Surroj; 2 Zapod; 2 Topojan; 1 Surroj; 2 Shishtavec
30. Mbajtja e taksave dhe tatimit të firmave që punojnë në fshat, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj
31. Pagesa e punëtorëve të mirmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimeve, ngritur çështje në NJA: 2 Surroj;
32. Mjek veteriner, ngritur çështje në NJA Malzi

Rama fb 1

Rama fb 2

Rama fb 3Rama fb 4Rama fb 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: