TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin për Tiranën, pas dëgjesave të shumta të deputetëve të këtij qarku dhe vetë shefit të ekzekutivit me banorët. Sërish Rama bën apel që qytetarët të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mungojnë në këtë raport.

Ankesat më të shumta janë për papunësinë. Plot 317 ankesa janë evidentuar në raport. Më pas vjen mungesa e ujit të pijshëm, me 234 ankesa.

Po kështu një tjetër problem i theksuar është mungesa e infrastrukturës për të cilën, kryeministri ka marrë 215 ankesa. Ndërsa më pas vijnë problemet me legalizimet, siguria ushqimore, problemet me OSHEE-në, hipotekat etj.

“RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Tiranë.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Tiranës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌??
Faleminderit”, shkruan Rama.

Rama per tiranen

20645293_10155037310911523_1236829711441824182_o

20690092_10155037310866523_5529279877456365480_o

20643436_10155037310896523_4461976872180818434_o

20645507_10155037311136523_5761655187590264415_o

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb