TIRANE- Në një kohë kur opozita protestonte sot kundër maxhorancës, për krijimin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama koment
Ky i fundit gjatë kohës që demokratët bllokuan për një orë 5 pika kryesore në vend, ka gjetur kohën që të replikojë me komentuesit në ‘Facebook’. Mes komenteve të qytetarëve spikat ai i një komentuesi, i cili i sugjeron Ramës që t’i hapë rrugë opozitës. Po ashtu, Rama nënvizon faktin se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor.

Por, siç duket i pari i qeverisë nuk ka ndarë të njëjtin mendim me qytetarin, ndërsa thekson se mandati i kësaj qeverie përfundon në shtator të 2017-ës, duke refuzuar kështu kërkesën e opozitës për krijimin e qeverisë teknike.
Rama 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb