TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër presidentin Ilir Meta, lidhur me deklarata e këtij të fundit të bëra pasi PS lidhi marrëveshjen me PD.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, kreu i qeverisë tha se nuk ishte penduar që PS me votat e saj bëri Metën president. Mes të tjerash ai tha se nuk do që të zbresë në nivele banale sa i takon diskutimeve dhe deklaratave të bëra nga Meta, që sipas tij përfaqëson edhe PD-në.

“Pendesa është një moment shumë fisnik për njeriun, por në rastin konkret mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Fakti që ne nuk kemi parashikuar daljen nga shinat e arsyes së Ilir Metës, nuk nga bënë fajtor, ne zgjodhëm një president që është një figurë që përfaqëson edhe PD më së miri, pa qenë anëtar i PD. Unë nuk zbres në këtë nivel banal polemike, që ka hutuar dhe habitur një popull të tërë. Por i bëj pyetje vetes se ca borxhi i ka ky popull Ilir Metës. Ai do jetë i tillë për një kohë të gjatë, ka marrë gjithçka, ka qenë kryeministër, kryetar i Kuvendit, president, me votat e PS. Se si një njeri mund të jetë kaq i respektuar dhe për të fjetur gjumë i qetë, ky është mister për mua”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: