VLORE- Nga Vlora, atje ku siguroi mandatin e tij të deputetit, kryeministri Edi Rama foli për luftë ndaj “armikut në administratë”, ku objektivi sipas tij janë “grabitqarët dhe parazitët e zyrave”.

Gjatë fjalës para të pranishmëve në dëgjesën publike, Rama theksoi se mandatin e dytë kjo qeveri, e cila arriti të fitonte 74 mandate, e mori për t’i shpallur luftë abuzuesve në administratën shtetërore.

“Ne nuk kemi një mandat për t’u marrë me ata që janë në detyrë të bëjnë opozitën, por për tu marrë me opozitën reale të rrugës tonë për Shqiprinë që duam, që janë parazitët dhe grabitqarët e zyrave të shtetit. S’kemi luftë me opozitën në politikë që mund ta bëjnë me shumë rrugë, ulërima, shpifje. Ne duhet të luftojmë armikun publik nr, 1 të popullit shqiptar. Armiku kryesor është paraziti dhe grabitqari. Luftën s’do e bëjmë këtu me mua. S’do e bëjmë me njëri-tjetrin”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: