Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama shtron darkë me Trupin Diplomatik në Durrës, ambasadori zbardh detajet e takimit

19959312_872173809613788_3428844820570482637_n-1

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka njoftuar se kryeministri Edi Rama 3 ditë më parë ka shtruar një darkë për Trupin Diplomatik të akreditur në Tiranë. Përmes një statusi në ‘Facebook” ambasadori i Kosovës, shkruan se Rama foli në këtë darkë për zhvillimet politike pas fitores së PS-së, dhe është shprehur se qeveria e re do të jetë më e vogël.

Statusi i plotë

Takimi i Trupit Diplomatik me kryeministrin Edi Rama

Durrës, 13 korrik 2017. Kryeministri shqiptar Edi Rama shtroi darkë për Trupin Diplomatik të akreditur në Tiranë. Ai së bashku me ministrin e Jasshtëm Ditmir Busahtin zhvilluan një bashkëbisedim me ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u ndal kryesisht për zhvillimet politike pas fitores së PS-së me 25 qershor, sfidat dhe platformën e qeverisë së re, që do të formohet në shtator. Në këtë kontekst, Rama theksoi se qeveria e re do të jetë më e vogël dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit. Më tej ai foli edhe për Samitin për Ballkanin Perëndimor të Triestës, ku më me 12 korrik gjashtë kryeministrat e e Ballkanit Perëndimor firmosën Planin për Zonën Rajonale Ekonomike.

Me këtë rast, gjeta rastin t’i transmetoja kryeministrit Rama këndvështrimin dhe opinionet që mbretërojnë aktualisht në Kosovë lidhur me qëllimet dhe pritjet nga firmosja e marrëveshjes ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon. Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë takimit të nivelit të lartë të Triestes, i zhvilluar në vazhdën e procesit të Berlinit, një iniciativë kjo e kancelares gjermane, Angela Merkel.

 (e.f/BalkanWeb)

19959336_872173886280447_5308853811423225022_n (1)



Komente ( 2 )

  • Si more e firmose ket plan mos lasht zoti pa ti plas dy kokrrat e syve, kush ka qen TITO per politik qe ti as gjasht ministrat tjer qe keni nenshkru ket plan nuk i ofrohi as te korra e boles, ai ne kohen e xhaxhit Enver nuk ka mujt me ba Shqiprin z repuplik te 7 te Jugosllavis e ti more zhele e fute Shqiprin nen Serbi se ne ket plan dihet kush komandon ne ballkan e per tan jeten ti edhe populli shqiptar kemI me hanger buken e millit qe ta qon Serbia te dalun afati qe as per thi ajo nuk e perdor, keshtu qe per Kosov nuk bahet fjal hiq se ata nuk e fitojn buken e vet se token ma pjellore e kan zan me hotele e restorante sikur Kosova te ishte e rrethume me det per turizem siq asht Puerto Rico.Shkurt mos me zgjat mjer populli qe ju ka kryministra e presidenta si ne Shqipri edhe ne Kosov. I madhi Fishta ka than :
    Ma mir i dekun ne vorr mu kja
    Se per se gjalli me met ner shkja.

  • Eshte turp me komentu. Darka eshte dhene para tre diteve,dhe asnje media nuk e jep njoftimin,por sot ambasadori Kosovar,si rastesisht tregon per kete takim ku paska qene edhe ministri jashtem..Cilimilleqet e Rames I njoftoni menjehere,si debatet me komentues,ose per listat e fameshme,qe nuk paskan qene flete rrufe,por me u perdor ne tualet.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.