KAVAJE- Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e Kavajës akuzoi Partinë Demokratike për bojkotin e zgjedhjeve për kryetar bashkie që do të zhvillohen më 7 maj në këtë qytet.

Ai pohoi se PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha duan të ndalin zhvillimin e Kavajës dhe Shqipërisë.

“Ky është sheshi ku në vitet 90 kavajasit dolën ku të rinjtë dolën për të kërkuar demokracinë. Kavaja që ishte djepi i demokracisë, u kthye nga Saliu dhe PD në kazanin e tradhtisë. Asgjë s’u bë për Kavajën. E lanë në pikë të hallit, e lanë pa rrugë, pa drita, pa shpresë. Sot duan të rikthehen në Kavajë dhe nuk duan të rikthehen në një garë, për t’u gjykuar me votë. Por duan të rikthehen për të bllokuar rrugën e Kavajës dhe të ardhmen. Duan të rikthen dhe të ndalojnë orën e Kavajës siç e ndaluan për çerek shekulli. Për të përplasur qytetarët, familjet e zakonshme, duke i përçarë..”, tha Rama.

Mes brohërimave të shumta, i pari i qeverisë kërkoi që në një moment disa të rinj që ndodheshin në vijën e parë të podiumin të pushonin për një sekondë. Teksa i bindte ata që të ndalonin, Rama nuk kurseu as batutat.

“E kam me ju të dy ( I drejtohet të rinjve). Faleminderit për energjinë që po harxhoni, një minutë, E kam me ju. Ka mundësi një minutë. Nga je ti? ( pyet te riun) Nga Luzi. Më dukesh Maradona i Luzit. Nuk flas po nuk ndaluat. Nga je ti? Nga Je? Nga Kavaja brenda? Po ju them që….ore ti? ( i drejtohet një të riu) ti paske rilindur….të paska rilindur berberi sot. Je bërë si futbollisti i Bajarnit. Po flas me ju, ju spo më lini të flas. Dua t’ju them që ne….Dhe Saliu thotë ne ju sjellim me zor, po këtë nuk ndalojnë”, theksoi ai.
asdhhhh
Ai shtoi më tej se: “Keni kushërinj e miq që janë me PD, mos i lini vetëm, hapini krahët e përqafojini e thoni që nuk është fundi botës. Kavaja është Shqipëria. Në këtë qytet, më shumë se në asnjë vend tjetër, duhet të punojmë me zemër, për t’i dhënë një shembull Shqipërisë, që socialistë e demokratë mbi të gjitha kanë Shqipërinë, drejtësinë, ekonominë, punësimin dhe për të gjitha këto duhet të pushojmë gjykatësit e korruptuar. Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria. Nga ana tjetër ai iu kundërpërgjigj akuzave të PD-së, pasi kjo e fundit ka akuzuar PS se po merr në fushata me zor nxënës shkollash.”
rama
“Ne po bëjmë takime me votuesit e parë, me të reja dhe të rinj, asnjëherë më parë votuesit e parë nuk kanë qenë kaq të shumtë në mbështetje të PS dhe kjo shqetëson dhe mërzit e dëshpëron të tjerë, ata që janë ngujuar në çadër. Saliun, Lulin dhe grupin e tyre që kanë frikë nga drejtësia. Mbi vajzat dhe djemtë që bashkohen në takimet tona, bëjnë çmos të tregojnë një gënjeshtër të madhe që këto takime organizohen si Saliu dikur që mbyllte shkolla. U kërkonte votat fëmijëve”, pohoi Rama.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata që janë me PD-në, nuk do t’i hyjë asnjë gjemb në këmbë. “Ne kemi parë edhe fotografi, video, për nxënës dhe mësues që shkojnë tek çadra. Jo vetëm që nuk i kemi publikuar video dhe foto të tilla, por nuk ka një mësues apo studentë që t’i ketë hyrë një gjemba në këmbë se ka vajtur tek çadra. Ne nuk jemi njësoj dhe si ndajmë njerëzit me ngjyra, vjollcë, blu, kuq, verdhë. Për ne Shqipëria është Kuq e Zi, amaneti i rilindësve tanë. I atyre që u persekutuan dhe mendonin ndryshe. Për ne Shqipëria është Kavaja e viteve 90”, nënvizoi kryeministri.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: