KORÇË – Gjatë vizitës së tij me fermerët e Progrit, kryeministri Edi Rama nuk harroi të sulmonte edhe deputetin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se tashmë është realizuar objektivi më i shumëpritur i këtij mandati, që është ai i fillimit të procesit të Vettingu-t, që sipas Ramës, do të largojë të gjithë gjykatësit e korruptuar.

“Nuk do ketë më gjykatës të korruptuar, se Saliu i mori njerëzit nga plepat, i futi nëpër mitingje, e më pas i bëri gjykatës, po si u bëka kështu?” tha Rama.

I pari i qeverisë theksoi se do donte që opozita të vijonte të ishte ende në çadër dhe se 18 qershorin do ta fitonte e vetme PS.

“Mua s’do më vinte keq sikur ata që ishin në çadër, të ishin në çadër sot. Por ama nuk më zinte shpirti rehat kur mendoja se ata që mendonin si ata dhe janë si ata, të ndiheshin keq dhe do ndiheshin të përjashtuar,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb