FIER- Një pjesë të veçantë të fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Fier ishte për LSI-në, bashkudhëtare deri tani në koalicionin qeverisës me PS-në.

Rama tha se është krenar për punën e koalicionit dhe reformat e rëndësishme, ndërsa i vjen keqq për “çirrjet e kërcënimet” e aleatëve të tij.

“Ne kemi qeverisur në këto 44 muaj në një koalicion, jemi shumë krenar për punën si koalicion, sepse jemi krenar për reformat që kemi bërë. Mirëpo aleatët tanë jo vetëm që s’janë krenar por kanë filluar me çirrje, kërcënime dhe çfarë godasin, reformat tona. Pse i godasin, pse i kanë votuar, me sa duket se ajo që iu ka interesuar nuk kanë qenë reformat për të bërë shtet por pjesa e tepsisë në pushtet.
Jam i keqardhur dhe sëkëlldisur kur shoh çdo ditë këtë shpërfytyrim të gjuhës së bashkudhëtarëve tanë. Unë dhe PS nuk kemi dalë në luftë me të tjerët. Kemi dalë në këtë rrugëtim për të çuar flamurin kuq e zi në lartësinë që e çuan ata që i dhanë ngjyrën e gjakut dhe fluturimin e shqiponjës. O do bëjmë shtetin e shqiptarëve ose do mbetemi si zogjtë e korbit të ndarë në parti që nuk e lanë kurrë shqiponjën dykrenore të ngrihet në lartësi”, tha kryeministri.
Sipas tij, janë 5 ditë për të bërë histori, për të zgjedhur si do jetë Shqipëria e fëmijëve tanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: