HIMARE – Kryeministri Edi Rama në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ishte i pranishëm në Himarë. Ai sulmoi kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke i bërë thirrje banorëve të Finiqit e Dropullit të mos i japin asnjë votë.

“Vangjeli shkoi te Luli dhe kujtoi se unë nuk do takohesha me Lulin, por përtej politikes dhe personales kam një gjë që dua ta ndaj me të gjithë ata banorë të komunitetit, në Finiq e Dropull, që Dulja nuk meriton asnjë votë,” tha Rama.

“Rilindja urbane që ka nisur këtu në qendër të Himarës do të shtrihet në çdo pjesë të saj. Dhe Himara vetë do të jetë më e lidhur me territorin e saj historik që falë reformës territoriale u konsolidua. Himara është një mrekulli natyrore, ne duhet ta kthejmë në një instrument zhvillimi ekonomik e social. Himara sot nuk është më ajo e para 4 viteve,” tha ndër të tjera Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb