Përveç se nuk resht së ngacmuari kundërshtarët e tij nëpër qytete të ndryshme gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i ka kthyer në tabelë qitjeje edhe në Facebook me foto ‘meme’ (përqeshëse).

Në foton e radhës të postuar në Facebook nga Rama, duke 5 burra, fytyrat e të cilëve janë zëvendësuar me Eduart Ndocajn, kreun e LIBRA-s, Ben Blushi, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, themeluesin e SFIDA-s, Gjergj Bojaxhi dhe kreun e LSI-së, Petrit Vasili.

“Na e bo një foto para se të bëhmi kryeministra,” shkruhet mbi 5 ‘politikanët’.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: