TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij në ‘Facebook’, ashtu si për çdo mëngjes, me pamje nga Përmeti. Ai ka ndarë një video ku shihet transformimi i këtij qyteti në sajë të projektit të Rilindjes Urbane.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje fantastike nga Përmeti ?”, citohet në mesazhin e shkutër të Ramës.

Të shumtë kanë qenë ata komentues që kanë përshëndetur me dashamirësi kryeministrin, ndërsa i kanë kthyer urimin e tyre për një të diel të mbarë. Sakaq, mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili duke marrë shkas nga çështja e ditër (Zgjedhjet për kreun e PD), uron Ramën për fitoren që korri Lulzim Basha në zgjedhjet e djeshme, duke u rikonfirmuar kryetari i PD-së.
Rama
Ndërkohë, nuk dihet nëse kryeministri do t’i dërgojë një mesazh urimi Bashës për fitoren e thellë ndaj Eduard Selamit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: