Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rama tjetër batutë nga Korça: “Kurrë se kisha menduar që do bëja Romeon për të takuar Lulin”

takimi58

TIRANË- Me gratë socialiste të qarkut të Korçës, kryeministri Edi Rama foli për arsyet që e shtynë të bënte marrëveshje me Lulzim Bashën, që PD-ja të hynte në zgjedhje. Duke mos i kursyer Batutat, kryeministri e thumboi sërish kryedemokratin Basha kur tha se në arritjen e marrëveshjes i është dashur të bëjë rolin e Romeos.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë”,- u shpreh ai.

E ndërsa shpërthyen të qeshurat, kryeministri ia pasoi me këtë shprehje “Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”.

Duke folur për marrëdhënien në vazhdim me kreun e opozitës, Rama shtoi se: “Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,- shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)



Komente ( 3 )

  • V1P

    Normal qe deputetet jane paguar. Duhet te mungojne 6 muaj ne menyre qe tu hiqet mandati dhe tu hiqet edhe rroga…nese e mbani mend ne legjistraturen para kesaj kur ps bojkotoi parlamentin deri ne diten e fundit dhe pastaj u mblodhen ne nje seance te jashtezakonshme.
    Ua permendi dhe Ben Blushi, ktej beni si atdhetar dhe te gjithe vajtet ne gjyq derisa terhoqet rrogat te gjithe pa perjashtim.

  • Shperthyen te qeshurat hëh?
    Edhe romeo edhe xhuljeta vdesin qe te dy. por mortja nuk ha mut, se aty ne ate halé vemd, do kishte bere gostì qe ta shtronte edhe per miq edhe per te panjohur fare. Aq te shumte jeni.
    Faqezinj te peshtire qe po vrisni dhe masakroni dalëngadalë nje komb te tërë!

  • POPULLI HUMBI! Me Kujtohet njehere e Qeshura e Jelcin me Bill Clinton Ne Daten 5 Korrik 2014, pasi tha nje te Vertete (Qe NUK Duhej te THUHEJ!): Se Ju Jeni Ata Qe e Paguani (populli). Edhe ky Rast i Rames me Bashen Populli do ta paguaj! Mjafton te Llogarisni Qendrimin ne Cader te PD-se dhe do te Kuptoni se sa Para JANE HUMBUR (nuk e di gjithashtu “Sakte” nqs Deputetet e PD-se per Mospjesmarrje ne Parlament Jane Paguar apo JO!?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.