TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga mitingu përmbyllës i PS-së në Tiranë nuk kurseu thumbat për aleatin në qeveri për këto 4 vite, LSI-në.

Teksa pohoi mes socialistëve, mbështetësve të tij se ishte krenar për reformat që kishte ndërmarrë qeveria e koalicionit, kryeministri pyeti se pse LSI-ja nuk ishte e kënaqur.

“Nuk po ju flas lidhur me ato që ju thonë. Më tha njëri në Kavajë: Ça bëhet me këtë Lulin? ‘Edhe kompanitë me të mëdha ajrore po heqin ushqimin, Luli thotë se do ushqej shqiptarët falas nga 3-16 vjeç. Ça bëhet me këta të tjerët’? Ne jemi krenar për ça kemi bërë me qeverinë e koalicionit. Po këta ca kanë që s’janë krenar. Pse nuk janë të kënaqur me reformat. Atëherë kemi të drejtë të mendojmë se ato vota na i kanë dhënë vetëm për mos tu larguar nga tepsia e pushtetit. E nuk kemi konflikte me këta, replika, polemika, pasi jemi më këtë betejë për të bërë Shqipërinë që duam. Ne jemi në këtë betejë që portën e drejtësisë të cilën e hapi vetëm PS, të mos mbyllet. Vettingu të zbatohet deri në fund. Unë dua nga socialistët dhe demokrat, jo një votë për bindjet, por një votë për dinjitetin kur shkon në zyrat e shtetit.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: