TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një pasion të tijin, që janë filmat.

Gjatë një vizite në Prezë në një familje, ku u shtrua për drekë, kreu i ekzekutivit pohoi se pas orës 22:00 të darkës, kur mbyll të gjitha aktivitetet e tij të punës, shikon veç filma.

“Nuk shoh as Tv dhe nuk lexoj as gazeta. Çdo mëngjes më sjellin një përmbledhje për të parë se ça ndodh gjatë ditës, për tu informuar. Dhe pasi iki në shtëpi në darkë, bëj ato punët e mia për të nesërmen dhe më pas shoh veç filma. Se tv janë si ato pijanecët, por të dehin me llafe se janë esëll”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: