TIRANE- Kryeministri Edi Rama vjen me një rrëfim ndryshe, larg akuzave politike, ndërsa me tone të qetë tregon se çfarë e frymëzon në punën e tij të përditshme dhe në aspiratën për të fituar sërish një tjetër mandat qeverisës.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’ të Arian Çanit, Rama pohon se e pëlqen punën e tij, faktin që beson tek gjërat që bën.

‘BalkanWeb’ zbardh pjesë nga intervista e Çanit me Ramën.

Çani: Si ka mundësi që ti ishe në Ersekë, Pogradec e pastaj tek unë. Ku e gjen fuqinë ky njeri? Se je 53 vjeç? Këtu ke ardhur me dy gishtat e doktorit. Lodhesh me humanët ndonjëherë.
Rama: E ka emrin Selvi ajo gruaja. Është në Lukovë. Është aty erdhi më takoi dhe i tash dalim një fotografi bashkë. Është gjithë zona që është transformuar aty.
Çani: Selvia duket si bebe..
Rama: Se di sa vjeç ishte..
Çani: I sheh njerëzit si vepra arti
Rama: Më the se ku e gjej fuqinë. Besoj se nuk është se ca ke arritur, por me ça do të arrish. Është fuqia e gjësë që shikon dhe do ta arrish. S’do të thotë me ca po bën, por me vazhdimësinë e këtij vendi që unë kam pozicionin më të lartë.
Çani: Mendoja se do vije tek unë në fushatë.
Rama: Erdha se më urdhëroi Fuga
Çani: I paparë. E do shumë Endrin??
Rama: E respektoj.
Çani: Edhe tek Arian Çani që ca s’ka thënë për ty?
Rama: ‘Prapë me atë legen’ i them unë (I drejtohet Fugës). Ai më tha do shkosh aty. Tani u takuam pas 7 vitesh.
Cani: Ti i beson verbërisht Endri Fugës?
Rama: Unë i besoj çdo njeriu me të cilin punoj. Ke bërë kë berë dhe ti gabimet e tua.
Çani: Do merremi me këto ne?
Rama: Ke filluar të marrësh njerëzit nëpër gojë.
Çani: Si ka mundësi që ke fituar tek pullë me të gjitha mediat kundër?
Rama: Nuk kanë ndonjë rol mediat..
Çani: Si ka mundësi që po shkon edhe tek studiot e atyre që s’pëlqen?
Rama: Më tha Fuga pra. Isha në Pogradec dhe më thanë që ta bëjmë mitingun në orën 6 jo në 5.

Çani: Pse Fuga i vendos??
Rama: Pse s’më beson ti mua?
Çani: Ore e besoj se ke filluar që të jesh i sinqertë dhe më pëlqen. Si të duket titulli që i kemi vënë emisionit “Master of puppets? (Mjeshtër i kukullave)
Rama: Fuqinë e gjej tek dëshira e asaj që besoj se ku duhet të arrijë. Nuk jam shumë i lehtë në marrëdhënie pasi kërkoj shumë nga njerëzit. Nëse nuk marr atë që duhet, e kam të vështirë që të vazhdoj e të mbaj sytë mbyllur, po qe se besimi më ka rënën.
Cani: Ke nevojë për dashurinë e tyre?
Rama: Jo për dashurinë, por për punën e sidomos për rezultatin. Sa i takon njerëzve që ti i referohesh që dalin e më takojnë, ata janë arsye e motivimit tim. Është shumë e fortë emocionalisht që sheh njerëz që të mbështesin.

Çani: Është adrenalinë? Je i lumtur, ma thuaj këtë gjë?
Rama: Lumturia është fjalë shumë e madhe. Më pëlqen puna që bëj dhe që më pëlqen që të shoh ndryshimin e gjërave, kjo është arsyeja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: