Turit elektoral të ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama, iu shtua edhe iftari me besimtarët myslimanë në Peshkopi.

Gjatë takimeve me familjen në Klos, minatorët e Bulqizës dhe gratë në Peshkopi, kryeministri u shfaq gjatë gjithë kohës i veshur me tuta sportive.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar se çfarë i ka thënë Ilir Beqaj para se të shkoni ne iftar.

“Para se të vija këtu Ilir Beqaj më kërkoi që t’u ndërroja. Janë driteshkurtër ata që merren me veshjen time” tha Rama.

Kryeministri njihet tashmë për stilin e tij të veçantë të veshjes, një gjë e tillë ra në sy edhe në takimin me liderët e Ballkanit, ku kreu i qeverisë u shfaq me tuta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: