TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në shënjestër sërish pasardhësin e tij dhe veshjen që u komentua gjatë dje në Bruksel.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, sipas të cilit kryeministri Edi Rama është bllokuar dje në hyrje të selisë së NATO-s në Bruksel, ku i kanë kërkuar dokumentet dhe kartat e eventit. Më pas është detyruar të kthehet në hotel dhe të ndërrojë veshjen.

STATUSI I BERISHËS
Rama bllokohet në hyrje të Selisë së NATO-s për veshjen e tij qesharake për një kryeministër!
Qytetari dixhital informon:
Rama bllokohet në hyrjen e Selisë së NATO-s nga rojet e sigurisë për shkak të veshjes së tij si karagjoz! sb
“Zoti Berisha përshëndetje sapo më njoftoi një bashkatdhetar i imi, i cili më tregon se ka ndodhur një incident me zotin Rama, duke parë paraqitjen e jashtme të tij për një kohë të shkurtër është bllokuar deri në verifikim të dokumenteve, në fillim me atë paraqitjen e tij ka dhënë dyshime se ky person çfarë kërkon në selinë e NATO-s, është dukur sikur është dikush sikur s’ka të bëjë fare me këtë eveniment, është detyruar të prezantojë dokumentet edhe kartat e evenimentit, plus insistimi i shoqëruesve që të bëhet e mundur hyrja, por protokolli e detyroi Ramën të kthehet në hotel dhe të vishej si zyrtar, kurse unë ju përgjigja atij djalit që punon në Securitas se këtë zhele ka një javë që e mban vesh, zoti Berisha mundesh me e publiku këtë lajm”.

Berisha fb per veshjen e Rames

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb