TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë një video konferencë me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit ka garantuar ata se do t’i qëndrojë të gjitha premtimeve të qeverisë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Teksa mbështeti protestat që kanë qëllime si ajo e naftëtarëve, Rama nuk kurseu të komentonte dhe iniciativën e tyre për të ardhur nga Fieri në Tiranë në këmbë, gjë që ata e bënë vetëm pak kohë më parë. Ai iu drejtua naftëtarëve se nëse këta të fundit duan të vinë sërish në këmbë drejt Tiranës, ky është problemi i tyre dhe jo i tij.

“Kjo vlen edhe për protestat e kësaj natyre, që kanë synime siç është synimi juaj. Nëse ju donit të vini prapë në këmbë në Tiranë është e drejta juaj s’më takon mua ta vendos. Por besoj se njëkohësisht zhfrytëizmi i kësaj mundësie dhe për të dëgjuar pikëpamjen e qeverisë, lehtëson gjërat. Me ju drejtpërdrejt nuk kam asgjë për të thënë se jam shumë dakord. Së pari; për t’u kthyer pak në kohë, privatizimi i ARMO-s ishte kriminal. Ne e kemi ngritur këtë çështje. Spo i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë. Çka ne morëm ishte një i ‘vdekur’ që duhej ringjallur. Pronari i AMOS është banka dhe jo shteti. Dhe as ai që e privatizoi, që se dimë as ku është. Ajo çka kemi bërë, nga njëra anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerën që ka ai aset, ka qenë që të bëjmë çmos për të nxitur investimet e investitorëve. Aty problemet e sigurisë janë serioze, duhet patjetër që të investohet në siguri. Unë jam plotësisht me ju, pra qendrat shëndetësore, nënstacionet elektrike, uji, është e pakuptueshme se si u futën në atë privatizim kriminal dhe sot janë pjesë e problemit.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: