TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama ashtu si çdo mëngjes i ka uruar shqiptarët të kenë një ditë sa më të mbarë përmes pamjeve nga Kalaja e Rozafës në Shkodër.

E si çdo ditë, postimet e tij ngjallin reagime dhe komente. Ka nga ata që e kritikojnë, të tjerë shfaqen pesimistë për arritjet në katër vjeçarin e ardhshëm në krye të qeverisë, por ka edhe nga ata që e quajnë shef e faraon.
Ramaa
Mes lumit të komenteve bie në sy ankesa e një komentuesi për sigurinë. Ai shprehet se njerëzit afër kalasë jetojnë me frikë në shtëpitë e tyre dhe tregon një episod të ndodhur mbrëmë kur janë dëgjuar breshëri kallashnikovi.

Komenti 1: Sa bukur.. E a di ti zotni Kryminister se mram nga ora 12 e nats kam kersite breshrite e kallashit si ne 97 aty afer kalase .. Aq shum sa kena pas frik me nejt n shpite tona .. A e din ti kete.

foto 1
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: