Kryeministri Rama e ka zakon të përditshëm urimin e mëngjesit për gjithë shqiptarët. Tani që është verë ai zgjedh të përshëdesë me pamje nga bregdeti.

Një ditë të mbarë për të gjithë, i pari i qeverisë e ka uruar me anë të një postimi në “Facebook”, ku reklamon edhe mrekullitë e Borshit.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje mahnitëse nga Qeparoi dhe Borshi”- shkuan Rama.

Por qytetaret nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë për kushtet dhe shërbimet që ofron turizmi shqiptar. Shqetësim madhor mbetet edhe mungesa e rojeve në plazhe.

“Shumë bukur bregdeti por turistët vijnë për pushime ikin te paketume”- shkruan një komentuese.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: