Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar edhe sot “Mirmëngjes” në profilin e tij në Facebook me disa foto të veçanta nga Brukseli. Pas darkës së mbrëmshme të 6 kryeministrave të Ballkanit, të cilët ishin thirrur nga shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini, Rama ka përshëndetur dhe uruar ditë të mbarë nga Brukseli, si dhe ka treguar axhend%n e takimeve sot, pjesë se së cilës është edhe një takim me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
18699995_10154782122811523_2096154714319400117_n (1)

18700832_10154782122801523_8820604405329715147_o

Bashkë me urimin, kryeministri ka shpërndarë edhe foto me të 6 kryeministrat e Ballkanit, ku bie në sy veshja e tij, ndryshe nga të tjerët.

“Vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, – ka shkruar Rama në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”
rama7
Statusi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: