TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka uruar për detyrën e tij trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Pannuci.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama vlerësoi figurën e ish-mbrojtës italian, ndërsa shtoi se ai është lideri i ri në stol. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se Pannuci do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit.

“Benvenuto Mister✌️?Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit? #FORCASHQIPËRIA⚽️??”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: