Çdo të dielë në orën 18:00, kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook-un e tij “Komunikimin Javor”, ku flet për çështje e problematika të ndryshme.

Që kur e ka filluar këtë komunikim, jemi mësuar që kreun e qeverisë ta shohim të veshur me kostum në zyrën e tij, në murin e së cilës shihej portreti i Ismail Qemalit dhe disa piktura të bëra nga vetë ai.

Këtë radhë, Rama u shfaq me veshje më sportive dhe në natyrë.

rama

“Mesazhet tani e tutje do i jap ndryshe, nga vendndodhjet e mija në rrugëtimin drejt fitores. Ju përshëndes nga Elbasani”, e nisi kryeministri fjalën e tij.

Në “Komunikimin Javor” të sotëm, Rama  iu drejtua emigrantëve  të cilëve u bëri thirrje të telefonojnë të afërmit dhe t’i shtyjnë të votojnë PS-në.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb