TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka votuar në orën 11:00 në Qendrën e Votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, i është drejtuar kutisë së votimit.

Teksa hidhte votën në kutinë e votimit, kryeministri Rama është shfaqur i buzëqeshur me dy gishtat lart.

“I uroj të gjitha motrave dhe vëllezërve të fesë islame Gëzuar Bajramin dhe qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë, dhe qofshin njerëzit e zakonshëm sot, zoti që i duhet Shqipërisë. Unë jam shumë besimplotë që do të kemi një ditë shumë të bukur”, tha Rama, në mesazhin e tij të shkurtër për shqiptarët pas votimit.

voton rama me linden

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: