KORCE– Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij kosovar Ramush Haradinaj, deklaroi se stacioni i radhës për mbledhjen mes dy qeverive do të jetë Peja.
Fill pas përfundimit të mbledhjes Shqipëri-Kosovë, që u mbajt në Korçë, Rama pohoi se mbledhjet mes dy qeverive nuk janë prenotime, por takime për të bashkëpunuar.
“Ne e kemi vendosur që mbledhja do mbahet në Pejë. Mbledhjet e dy qeverive nuk janë prenotime, por vendime tonat për takime për të bashkëpunuar.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)