TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një detaj nga qeveria e re që do të formojë, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Pasi u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të spitaleve në rrethe dhe atyre të institucioneve të shëndetit publik, kryeministri Rama ka treguar se cili do të jetë vendimi i parë që do të marrë ministri i Shëndetësisë.

Sipas kreut të Qeverisë, fill pas marrjes së detyrës, ministri i ri i Shëndetësisë do të hapë një konkurs për të ringritur të gjithë ekipin drejtues të çdo spitali në vend.

“Që në ditën e parë të punës, vendimi i parë i ministrit të Shëndetësisë do të jetë hapja e konkursit për të gjithë ekipin drejtues të çdo spitali. Shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj. Koha do të tregojë nëse kam patur apo jo të drejtë”, u shpreh kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: