Transferimi i mesfushorit Ylber Ramadani nga Partizani te skuadra e Veljes në kategorinë e dytë daneze i habiti të gjithë në Shqipëri. Jo për shumën prej 200 mijë eurosh që danezët paguan për kartonin, por për faktin që futbollisti i kombëtares shqiptare U-21 pranoi të lëvizte drejt një skuadre që luan në kategori inferiore.

Megjithatë sot u zbardh arsyeja pse Ramadani e pranoi këtë transferim. Skuadra e Veljes zyrtarizoi në krye të pankinës ish-trajnerin e Partizanit, Adolfo Sormani. Italiani drejtoi të kuqtë sezonin e shkuar në kupat e Europës dhe disa javë në fillim të kampionatit. Ai i dha besim mesfushorit të talentuar që në ndeshjet e para në Europë duke e shndërruar në titullar të padiskutueshëm të formacionit të tij.

Mesa duket bindja e Sormanit për cilësitë e 21-vjeçarit është mjaft e fortë dhe afrimi i tij në skuadër ka qënë një nga prioritetet e fillimit të punës te Velje./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: