SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën Serbia i është afruar negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se sfida më e madhe për Serbinë në vitin 2017 do të jetë dialogu me Prishtinën, që ende po vazhdon. Megjithatë dialogu po has probleme sa i takon zbatimit të marrëveshjeve të arritura, duke pasur edhe pengesa, siç është ajo më e fundit me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Daçiç në një intervistë që ka pasur në “Radio Beograd 1”, ka deklaruar se ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por nuk ka harruar as luftën e Serbisë, në veçanti të tijën, për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sfida do të jetë të ndalojmë lëvizjen e njëanshme të Prishtinës për anëtarësim në organizata të ndryshe ndërkombëtare, sikur UNESCO”, shtoi Daçiç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: