Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për vitin 2016 ku vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan Zëri i Amerikës.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2016 u vu re një një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 ton apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Sipas Raportit rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar ku kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.

Të dhënat e antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Sipas Raportit, ky rajon është në qendër të rrugëve kryesore të Mesdheut, në veçanti Ballkanit, ku është përqendruar, kohët e fundit, trafiku i marijuanës nga Shqipëria.

Sipas Raportit të fundit të Qendrës Europiane të Monitorimit të drogës publiakur pak ditë më parë Italia është ndër konsumatorët më të mëdhenj të marijuanës në Europë,duke u renditur pas Francës me rreth 19% të të rinjve nga mosha 19-34 vjec. Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria me gomone nga rajoni i Vlorës apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit.

Sipas të dhënave të antidrogës italiane shtetasit shqiptarë zinin vendin e dytë për nga numri i arrestimeve dhe rasteve të dërguara në gjykata pas marokienëve përgjatë vitit 2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: