Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Raporti/ Një sulm global kibernetik mund të shkaktojë dëme me vlerë 53 mld dollarë

download-8-730x410

Një sulm global kibernetik mund të shkaktojë një dëm ekonomik prej 53 miliard dollarësh, një dëm i ngashëm me fatkeqsitë natyrrore si studia Sandy në 2012-ën, shkruante Lloyd’s of London ditën e Hëne.

Raporti i publikuar nga shoqëria Britanike e sigurimeve përpiluar në bashkëpunim me Cyence, ekzaminoi dëmet potenciale nga një sulm hipotetik ndaj një ofruesi shërbimesh cloud dhe ndaj sistemeve operative të përdorur nga bizneset.

Kostot e shkaktuara nga një sulm kibernetik ndaj një ofruesi cloud lënë pas koston 8 miliard dollarëshe të WannaCry gjatë muajit Maj i cili u përhap në 100 shtete.

Gjatë muajit Qershor një sulm i dytë me ransomware u ndërmor duke shkaktuar një dëm prej 850 milion dollarësh.

Sipas një sulmi hipotetik, Lloyd’s thotë se hakerat mund të vendosin një kod të dëmshëm në softuerin e një ofruesi cloud i cili shkakton dështim të kompjuterave dhe sistemit operativ.

Malueri më pas do të përhapej me shpejtësi tek konsumatorët e ofruesit që nga kompanitë e shërbimeve financiare tek hotelet. Kostoja mesatare e një sulmi të tillë do të ishte mes 4.6 miliard deri në 53 miliard dollar në rrethana ekstreme.

Ndërsa humbjet reale mund të arrinin deri në 121 miliard dollar shkruante raporti, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.